Site icon Telegrafi

‘Udhëtari i kohës’ pretendon se e di kohën e saktë se kur do të godasin botën fatkeqësitë më të këqija natyrore

Një TikToker i cili më parë pretendonte se ishte një “udhëtar në kohë nga viti 2671” tha se ai e di se kur do të godasin fatkeqësitë më të këqija natyrore në botë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Eno Alaric, i cili njihet edhe si @radianttimetraveller në TikTok, ka fituar më shumë se 26,000 ndjekës për postimin e paralajmërimeve rreth ngjarjeve të supozuara të së ardhmes.

Kreatori ka lëshuar më parë paralajmërime rreth përplasjes së planetëve binjakë me Tokën, vizitorëve të huaj, madje edhe fillimit të Luftës së 3-të Botërore. Tani, udhëtari i vetëshpallur i kohës ka lëshuar pesë paralajmërime rreth mega-katastrofave natyrore të supozuara të afërta, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

@radianttimetraveler 2023 and 2024 issues… #fyp #foryou #timetravel #timetraveler #radianttime #viral #xyzbca #radianttime ♬ Horror Music(842278) – Pavel

TikToker-i postoi një video, së bashku me fjalët: “Kujdes! Unë jam një udhëtar i vërtetë i kohës. Këto janë fatkeqësitë më të këqija natyrore që do të vijnë vitin e ardhshëm. “Në kohën time, 2023 dhe 2024 konsiderohen si vitet më të këqija në histori për motin global.”

Ai paralajmëroi për një mega uragan të kategorisë 6 në shtator 2023. Ai supozohet se do të godasë bregun lindor të SHBA-së; kryesisht Florida, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut.

Më pas ka një “stuhi breshëri elektrike” në dhjetor, “një lloj i ri stuhie, kur breshri dhe rrufeja përzihen, stuhia trondit dhe djeg gjithçka që prek”.

Eno Alaric pretendoi se disa muaj më vonë toka do të goditej nga një tornado e cila do të shkatërronte të gjithë Hjustonin.

Një termet me magnitudë prej 9.8 shkallësh rihter “do të zgjat për 45 minuta rresht, duke mos u ndalur për asnjë moment gjatë kësaj periudhe, dhe kjo do të ndodhë në zonën e San Andreas”. Tërmeti duket se do të ishte aq i fuqishëm sa do të emërohej “Big John”.

I njëjti tërmet do të shkaktonte një mega-cunami gjigant me një valë prej afro 230 metrash, i cili parashikohej të shkatërronte pjesë të mëdha të vijës bregdetare të Kalifornisë, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version