Telegrafi

Udhëtarët në panik, shkaku i tymit që mbushi aeroplanin (Video)

Aeroplani që po udhëtonte nga Lagos i Nigerisë, është përfshirë nga tymi vetëm pas 20 minutave fluturim, duke bërë që në bord të shkaktohet panik.

Megjithëse ishte ndezur alarmi, nuk kishin dalë maskat për mbrojtje, andaj stafi ka shpërndarë për të gjithë 53 të pranishmit, nga një peshqir të lagur, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon pasagjerët që bërtasin dhe luten, derisa fluturakja përpiqej të bënte ulje emergjente.

Mësohet se kjo është shkaktuar nga një prishje në sistemin lëvizës, që është riparuar pasi është bërë aterrimi i suksesshëm. /Telegrafi/