Në aeroportin e Londrës, dy bartës të valixheve janë diagnostikuar me coronavirus, gjë që i ka frikësuar shumë udhëtarët që shfrytëzuan atë aeroport.
Sekretari për shëndetësi, Matt Hancock ka njoftuar për të vdekurin e dytë nga coronavirusi në Britani të Madhe, që është një 80-vjeçar në Milton Keynes, derisa numri i përgjithshëm i të sëmurëve është rritur në 163, transmeton Telegrafi.
Numri i të sëmurëve, është trefishuar brenda tri ditëve, me 51 raste të konfirmuara vetëm ditën e fundit.
“Sa udhëtarë janë infektuar”, ka pyetur një udhëtar i shqetësuar, kur kuptoi që punonjësit që janë shumë afër me udhëtarët, janë të infektuar.
Madje edhe nëse ata nuk kanë qenë në kontakt të afërt me udhëtarët, i kanë bartur valixhet e tyre, ku mund të jetë kapur coronavirusi dhe mund të mbijetojë deri në tri ditë.
Aeroporti Heathrow në Londër, është një në tre më të frekuentuarit në botë, derisa rreziku se këta dy punonjës mund ta kenë shpërndarë coronavirusin është shumë i madh. /Telegrafi/