Telegrafi

Udhëtarët e shqetësuar me pilotin, pinte alkool gjatë drejtimit të aeroplanit (Foto)

Steve Lewis po kthehej nga pushimi në Spanjë për në Birmingham të Anglisë, kur vërejti diçka të pazakontë afër pilotit.

Kanaçja e birrës e ka shqetësuar 59-vjeçarin, si dhe pasagjerët tjerë që ndodheshin me të, transmeton Telegrafi.

Birra pranë pilotit

“Ishim vetëm disa që e pamë se çfarë po ndodhte, në momentin që dera mbeti e hapur. Nuk është në rregull të përdoret alkooli gjatë pilotimit”, ka thënë Lewis lidhur me rastin.

Raportohet se aeroplani me 200 udhëtarë ka ateruar me sukses, ndërsa po bëhen hetime rreth ngjarjes. /Telegrafi/