Lucas Kim po udhëtonte me aeroplan nga Seuli i Koresë së Jugut për në Tajlandë, kur pa një skenë të pazakontë, që i ngjasoi me një aeroplan tjetër.
Bashkë me udhëtarët tjetër, ai mbeti i befasuar kur objekti i paidentifikuar u nda në gjashtë pjesë, para se të zhduket në qiell, transmeton Telegrafi.
“Më ngjante sikur aeroplan, andaj nisa ta filmoja me telefon. Më pas e pashë se është diçka e jashtë zakonshme” ka thënë Kim.
Disa prej shikuesve janë shprehur se mund të jetë ndonjë reflektim, pasi nuk po vërehet ndonjë objekt i caktuar, por vetëm ndriçim. /Telegrafi/
https://youtu.be/9JkSMqlRskU