Telegrafi

Udhëtares iu kap fustani për treni dhe u zvarrit nëpër platformë, u shpëtua nga të pranishmit që vepruan me shpejtësi (Video)

Gruas së paemëruar që doli prej një treni në lëvizje në Marahashtra të Indisë, iu kap fustani për dyer dhe u zvarrit keq nëpër platformë.

Megjithatë, të pranishmit vepruan shpejtë dhe e tërhoqën, për t’i pamundësuar që të binte në binarë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ajo është dërguar në spital, ku po trajtohet për lëndime të lehta, teksa gjendja saj është nën kontroll.

Për fat të mirë, ajo arriti të largohej dhe të mos binte poshtë, ku mund ta pësonte me fatalitet nga rrotat e trenit. /Telegrafi/