Site icon Telegrafi

Udhëheqësit politik në Maqedoni do të nënshkruajn deklaratë për pengimin e dhunës ndaj grave

Foto: Ilustrim

Nën organizimin e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndj grave dhe dhunës familjare, udhëheqësit politik do të nënshkruajn sot deklaratë për pengimin dhe mbrojtjen nga forma të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, këta udhëheqës politik zotohen se do ta ratifikojnë Konventën e Këshillit të Evropës për pengimin dhe luftën kundër grave dhe dhunës familjare – Konventa e Stambollit.

Qëllimi i konventës është toleranca zero për forma të ndryshme të dhunës ndaj të cilës janë të ekspozuar gratë. Nënshkrimi i saj është bërë në vitin 2011, por ende nuk është ratifikuar në kuvend.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate, ky rrjet e fillon fushatën ”16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.”/Telegrafi/

Exit mobile version