Site icon Telegrafi

Udhëheqësi i Hamasit takoi pengjet izraelitë në tunelet e Gazës, foli me ta në gjuhën hebraike

Sipas mediave izraelite, shefi i Hamasit, Yahya Sinwar, kishte folur me pengjet izraelitë në gjuhën hebraike ndërsa ata mbaheshin nën tokë në Gaza pas rrëmbimit të tyre më 7 tetor.

Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, foli me pengjet në hebraisht në përpjekje për t’i qetësuar pasi u tërhoqën zvarrë në Gaza, raportoi Channel 12, duke cituar informacione nga një peng i liruar së fundmi.

Takimi u zhvillua në tunel, menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, ku Hamasi mori më shumë se 240 pengje, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje, unë jam Yahya Sinwar. Këtu jeni më të mbrojtur. Asgjë nuk do të ndodhë me ju”, i tha Sinwar grupit të pengjeve.

Lexo po ashtu Hamasi liroi izraelitët vëlla e motër, gjatë lirimit mësuan se e ëma u është vrarë

Një peng që ishte i pranishëm ia tregoi incidentin familjes, dhe gjithashtu informoi zyrtarët e sigurisë që konfirmuan historinë.

Sipas një raporti të Haaretz, të gjithë pengjet e pranishëm që dëgjuan Sinwarin, ishin nga Nir Oz.

Sinwar mësoi hebraisht në një burg izraelit, pasi u dënua në vitin 1989 për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve që besonte se punonin me Izraelin.

Ai u dënuar katër herë me burgim të përjetshëm, por u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e ushtarit izraelit të kapur Gilad Shalit.

Lexo po ashtu Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar

Vitin e kaluar, Betty Lahat, ish-gardiane e burgut Hasharon dhe kreu i Divizionit të Inteligjencës të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, i tha gazetës Maariv se Sinwar e përdori kohën e tij në burg për të mësuar sa më shumë për izraelitët.

“Ai është një person shumë inteligjent që ka investuar në zhvillimin e tij intelektual dhe kuptimin e thellë të shoqërisë izraelite”, tha ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version