Telegrafi

“UÇK” shënon fitore kundër ekipit “O Sa Mirë”

Aktorët e serialit “O sa mirë” mbrëmë në shoun më të madh më lojëra në televizionet shqiptare,“Super Sfida”, e humbën garën kundër ekipit UÇK.

Gara ishte shumë e tensionuar dhe gjatë tërë emisionit rezultati ishte i barabartë.

Kishte momente shumë interesante, pasi që edhe lojërat e reja ishin shumë atraktive. Emisioni filloi me lojën “Handboll Penallti” – lojë që kurrë nuk është parë më herët – ku garuesit duhet të shënonin gol duke goditur se pari në spirale.

Gjithashtu, loja “Basketboll ekstrem me lopatë” ishte shumë interesante, duke prodhuar dramë dhe humor. Shout i kanë dhënë adrenalinë edhe lojërat Frezbi, Ragbi, etj.

Për ekipin “O sa mirë” garuan Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi dhe Jeton Zogiani, ndërsa për ekipin UÇK garuan: Bashkim Shala, Bekim Shyti dhe Ardian Kaleviçi, ku ekipi i fundit do ta vazhdoi garën në gjysmëfinale. /Telegrafi/