Telegrafi

Uashingtoni do të miratojë së shpejti sanksione shtesë ndaj Rusisë

Sekretari amerikan për Thesarin, Steven Mnuchin u shpreh sot se SHBA do të miratojë së shpejti sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.

“Brenda një kohe të shkurtër do të ndërmarrim sanksione shtesë”, pohoi ministri i Financave i Donald Trump në një komision të Senatit.

“Pritet të miratohen brenda disa muajve, ndoshta një muaj, por dua të tregohem i kujdesshëm në këtë drejtim”, theksoi ai ndërsa administrata Trump pritet të publikojë një listë ku përfshihen zyrtarë dhe biznesmenë që do të jenë nën shënjestrën e sanksioneve. /kp/Telegrafi/