Telegrafi

Ua konfiskonte telefonat gjatë natës, fëmijët i përgatitën një hakmarrje ‘mizore’ (Foto)

Michelle Gigger nga Londra, iu merrte katër fëmijëve të saj telefonat dhe dy iPad që të mos i përdorin gjatë natës.

Pasi e kishin të pamundur ta kundërshtonin vendimin e nënës, të vegjlit nga tetë deri në 13-vjeç, e menduan një hakmarrje që e nervozoi shumë nënë e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa po flinte e qetë në dhomën e saj, duke e ditur se fëmijët nuk janë duke përdorur rrjetet sociale apo aplikacionet në telefona, ajo u zgjua e tmerruar.

Gigger mendon se plani tyre ishte shumë i zgjuar

“Rrugaçët e vegjël kishin vënë alarme që aktivizoheshin në orë të ndryshme. Ishte mizore, vetëm i fikja, pa e ditur se të gjitha do të lëshojnë tinguj” ka thënë Gigger.

Megjithëse i ka dënuar, nëna ka thënë se janë të zgjuar dhe dinë të bëjnë lojëra. /Telegrafi/