Telegrafi

“U zgjova vonë në lojë sepse më flihej”, Monika Salihu ironizon me deklaratën e saj në BBV: Më së paku kam fjetur aty

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Monika Salihu, ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e saj në Instagram që ka shkaktuar reagime dhe të qeshura ndër ndjekësit e saj.

Videoja është një klip i shkëputur nga pyetja që publikoi ia bëri në darkën e të nominuarve gjatë kohës sa ishte në shtëpi.

Pyetja nga publiku ishte e drejtpërdrejtë dhe tejet e sinqertë: “Pse kishte vendosur që të zgjohej shumë vonë në lojë”.

Dhe me një përgjigje humori, interpretuesja e hitit “Çika e boksierit” u përgjigj: Sepse më flihej”, gjersa banorët e tjerë filluan të qeshin.

Por, humorin e kësaj përgjigjeje Monika e ka çuar edhe më tej, duke e shoqëruar postimin e videos në Instagram me një mbishkrim që përmban një dozë të mirë ironie: “Valla më së paku kam fjetur aty”.

Ky përshkrim nuk ka lënë ndonjë dyshim se Monika ka qenë shumë e vetëdijshme për ritmin dhe të qenurit aktive në lojë, edhe pse disa e kanë parë si shumë pasive brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Ajo u eliminua të premten e kaluar, pasi qëndroi mbi një muaj e 10 ditë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Përndryshe këtë të premte, do të eliminohet banori i radhës, icili do të jetë një prej të nominuarve, që këtë javë janë: Alba Vukaj, Blero, Ylli Dërvishi (Buci), Kader Kicaj, Azemi, Besi dhe Blerando. /Telegrafi/