Stefano Piolit do të ketë sërish medaljen e tij, atë të titullin kampion të Serisë A të fituar së fundmi në krye të Milanit.
Jo e gjithë dita e djeshme kishte ecur mirë gjatë festimeve në stadiumin “Mapei”, pas fitores ndaj Sassuolos, që i siguroi titullin Milanit, në euforinë e përgjithshme ishte zhdukur medalja e Scudettos, që trajneri sapo e kishte hedhur në qafë.
Vetëm 24 orë më vonë, medalja e Piolit përfundoi në duart e karabinierëve të Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Reggio Emilias.
Tre djem, sipas asaj që u deklarua, kanë deklaruar se e kishin gjetur medaljen në terrenin e stadiumit “Mapei”, pranë hyrjes së dhomave të zhveshjes, gjatë festimeve, pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve të skuadrës kuqezi.
Tre të rinjtë, nga 20 deri në 25 vjeç, të gjithë banues në zonën e Reggios, u paraqitën në kazermë dhe të ndihmuar nga avokati Alessandro Conti, u dorëzuan medaljen karabinierëve, të cilët tani kanë nisur hetimet për të rindërtuar faktet.
Madje, një nga tre personat përgjegjës nuk i kishte rezistuar tundimit social, duke postuar në internet “trimërinë” e tyre. /Telegrafi/
Milan coach Stefano Pioli had his Serie A winners medal stolen in the (peaceful) pitch invasion after the final whistle.
The geniuses who did it filmed themselves with the medal and put it online. https://t.co/e16pRK7kbu— Gabriele Marcotti (@Marcotti) May 23, 2022