Site icon Telegrafi

U vra në një atentat në 2020, Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e 2.5 milionë eurove pasuri të Ndues Gjergjit

Foto: Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur një kërkesë për konfiskimin e pasurive me vlerë të paktën 2.5 milionë euro që i përkasin Ndues Gjergji, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 pas një atentati me armë zjarri, si dhe familjarëve të tij.

Provat e paraqitura tregojnë se këto pasuri lidhen dhe rrjedhin nga veprimtari kriminale. Nga hetimet e kryera, Ndues Gjergji ka qenë pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte si veprimtari kryesore trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, prokuroria konfirmoi se Ndues Gjergji. ka qenë nën hetim në Holandë për pastrim parash dhe më parë ishte arrestuar e dënuar për drogë në Itali.

Analiza e fakteve dhe dokumentacionit të grumbulluar tregoi se pasuritë e tij dhe të familjarëve, përfshirë 13 prona të paluajtshme, ishin të pajustifikuara nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtari kriminale.

Exit mobile version