Pak ditë nga ekzekutimi i Alfons Docit në burgun Korridhalos, janë publikuar edhe pamjet e ekzekutimit të tij.
Në pamje duket grupi i shqiptarëve që fillimisht kanë një përplasje fizike dhe në vazhdim Xhuliano Halili i ngul atij një thikë duke e lënë të vdekur në vend.
Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua me urgjencë në Shqipëri.
Autoritetet greke thonë se sherri mes të dënuarve nisi për shkak të temperaturave të larta dhe vapës së padurueshme në ambientet e burgut Korridhalos.
Ndaj Xhuliano Halilit u shtua edhe një tjetër akuzë për vrasje, këtë herë të Alfons Doçit.