Telegrafi

U vërshëllye nga tifozët e Ballkanit, Tahir Batatina me veprim epik: Bën pompa dhe thotë se merituan fitoren 3-0

Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në kryendeshjen e xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat që po luftojnë për titullin kampion, nuk kanë arritur fitoren dhe tani rrezikojnë që Drita me fitore eventuale nesër t’iu dalë përpara.

Ballkani dhe Llapi kanë krijuar një rivalitet viteve të fundit derisa Tahir Batatina është vërshëllyer dhe ofenduar nga tifozët suharekas pas ndeshjes.

Megjithatë i pari i shtabit teknik të Llapit ka bërë një gjest epik, duke ndërprerë intervistën e tij dhe duke bërë pompa para publikut vendas.

Ndër të tjera Batatina tha se merituan fitoren 3-0 qysh në pjesën e parë ndaj Ballkanit me atë që krijuan në ndeshje.

“Barazimi nuk ishte rezultat real. Është dashur të ishte 3:0 që në pjesën e parë. Dominuam. Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Ballkani në minutat e fundit e pati një rast, ndërsa në pjesën e parë, 90% të lojës e kemi luajtur në fushën e kundërshtarit”, tha Batatina. /Telegrafi/