Site icon Telegrafi

U varros miliarderi turk Mustafa Koc, udhëheqësi i konglomeratit më të madh të Turqisë

Koc u emërua kryetar i konglomeratit më të madh të Turqisë, Koc Holding, pasi babai i tij del në pension në vitin 2003. I lindur në një familje të miliarderëve, Koc u shkollua në Universitetin George Washington dhe u bë një nga figurat më me ndikim në ekonominë turke. Përveç punës së tij në Koc Holding, ai gjithashtu ka shërbyer si kreu i Asociacionit të Industrisë dhe Biznesit në Turqi (TUSIAD), që është organizata më e madhe e biznesit në vend, transmeton Telegrafi.

Mustafa Koc kishte marrëdhënie të komplikuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që nga protestat në Gezi Park më 2013. Hoteli Divan, në Sheshin Taksim, që është në pronësi të familjes Koc, u ofroi strehim protestuesve që u përpoqën të shpëtojnë nga sulmet e Policisë. Pas protestave, Koc Holding i nënshtrua hetimeve tatimore, të imponuara nga Qeveria e Erdoganit.

Erdogan sot ka dërguar një telegram, duke e ngushëlluar familjen Koc. Ai dhe krerët kryesor të shtetit, si dhe liderët e opozitës, sipërmarrës etj. kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit në varrezat Zincirlikuyu. /Telegrafi/

Exit mobile version