Telegrafi

U turpërua nga Celtic, Maresca arsyetohet për humbjen e Chelseat

Chelsea ka pësuar debakël në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Londinezët janë mposhtur me rezultat të thellë 4-1 nga gjiganti skocez Celtic.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka folur pas ndeshjes duke thënë se ka shumë gjëra që duhet përmirësuar.

“Ne kemi nevojë për shumë gjëra për t’u përmirësuar. Një nga gjërat që bëmë keq, kur nuk po bëjmë presion, duhet të heqim dorë. Ne ende ngatërrojmë disa gjëra brenda dhe jashtë topit, por kjo është normale në këtë lloj situate”, tha Maresca.

Ai pretendon se skuadra e tij do të jetë gati për ndeshjen e parë në Ligën Premier ndaj kampionit në fuqi Manchester Cityt.

“Ne do të jemi me siguri gati për atë lojë. Rezultati është gjithmonë i rëndësishëm për ne, por ne duhet të gjykojmë gjëra të ndryshme”.

“Në top është shumë më mirë, kemi krijuar raste, por në lojën pa top duhet të përmirësohemi”, tha Maresca. /Telegrafi/