Olympiacos është klubi më i madh në Greqi dhe një nga më të respektuarat në Evropë, megjithatë Zymer Bytyqi nuk ka kaluar kohë të mirë në klubin grek.
Futbollisti kosovar ka rrëfyer në podcast te Telegrafi Sport aventurën në Greqi, duke thënë se ishte shumë e vështirë.
Lipjanasi ka thënë se jeta në Athinë ka qenë e mirë dhe njerëzit në përgjithësi, por në stadium ishte shumë e vështirë pasi tifozët grek të Olympiacos ishin të binjakëzuar me tifozët serb të Crvena Zvezdës dhe ata sa herë luante ky brohorisnin ‘Kosova është serbi’.
“Kur të kërkon një klub si Olympiacosi e kur ta qesin kontratën përpara nuk mendon shumë. I kam pasur dy klube tu u shty mes vete, Olympiacos dhe Real Valladolid nga La Liga, por ata ishin në pozitë të keqe për të rënë nga elita e futbollit spanjoll”.
“Mendoja klub i madh, hap i madh, megjithatë nuk kam menduar për gjërat tjera si nacionalizimi. Sa luaja, tifozët vinin me flamuj të Serbisë dhe brohoritshin ‘Kosova është Serbvi'”.
“Jeta në përgjithësi në Athinë ka qenë fantazi. Qyteti i mirë, deti në qytet, njerëzit e mirë dhe ushqimi i mirë. Megjithatë kur e mendon tifozët e tu me të ofenduar ty dhe shtetin tënd është e papranueshme”, deklaroi Bytyqi. /Telegrafi/