Site icon Telegrafi

U tha se u shtrua në repart psikiatrik, Miley Cyrus reagon duke publikuar imazhe të lumtura në rrjetet sociale

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Artistja me famë botërore, Miley cyrus, u raportua pak ditë më parë se po shtrohej në rehabilitim, për të shpëtuar martesën e saj nga kriza.

Mirëpo duket se gjithçka mbetet në dozat e thashethemeve, kjo pasi këngëtarja duket më se e lumtur.

Kështu të paktën ka bërë të ditur vet ajo përmes imazheve të ndara së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në njërën prej videove, Miley ka pozuar me bikini të bardha në një qytet bregdetar, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Duke jetuar jetën time më të mirë në një nivel të ri!”.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Itali, pas shfaqjes së madhe që pati në Kosovë, vikendin e kaluar.

Cyrus dhuroi performancë spektakolare për fansat e saj në Prishtinë, duke performuar për herë të parë në një shtet si Kosova, konkretisht në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version