Telegrafi

U tha se u kërcënua nga babai i Stresit, Alaudin Hamiti: Ky lajm nuk është i vërtetë

Arkimed Lushaj – Stresi është njëri nga banorët që i është bashkuar shtëpisë së famshme të Kosovës, Big Brother VIP, që nga fillimi.

Duke qenë se është prej vitesh pjesë e showbizit shqiptar, ai cilësohet si një nga lojtarët më të fortë brenda.

Veç kësaj, artisti ka krijuar debate të shumta me konkurrentët e tjerë, e më së shumti me Xhuli Nurën.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një bisedë të ashpër që patën u tha se babai i Stresit e ka kërcënuar produksionin dhe ka tentuar të futet në shtëpi.

Lexo po ashtu E goditi me shuplakë në të pasme - Stresi i kërkon falje publike Xhuli Nurës

Kësaj iu ka përgjigjur moderatori Alaudin Hamiti, i cili theksoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Përse nuk e padit babanë e Stresit që të ka kërcënuar edhe me këtë ta largoni Stresin jashtë tani pa gajle? Atëherë shikohet Bigu”, iu drejtua një ndjekës.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, tha ai. /Telegrafi/