Janë përhapur zëra ditë më parë për një ribashkim të mundshëm mes ish-çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Megjithatë, ata kanë mohuar se kanë anuluar procedurat e shkurorëzimit, kjo pasi ato po vazhdojnë ende.
Burime të afërta pranë çiftit thonë për MailOnline, se ish-çifti nuk e kanë në mend të ribashkohen.
Pavarësisht të gjithave, procedurat e shkurorëzimit vazhdojnë, ndonëse po hasin në disa vështirësi.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, ata janë të fokusuar te fëmijët dhe shkurorëzimi po vazhdon ashti si është paraparë”, është shprehur ky burim. /Telegrafi/