Gjatë këtyre ditëve pati thashetheme të shumta rreth aktorit Donald Veshaj në lidhje me produksionin e Top Channel.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, atij së bashku me të vëllanë, Romeon iu bë një dhuratë nga ‘Vëllai i Madh’ – prezantimi i një emisioni.
Megjithatë dukej se pas humbjes, artisti i njohur u tërhoq nga kjo pasi fshiu promon e programit të quajtur “Më lër të flas”, e madje thuhej se nuk ishte prezent as në xhirimet e post Big Brother VIP.
Sidoqoftë, ai shihet se ka lënë anash hatërmbetjet meqë është shfaqur sonte në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit.
Ish-banori, që u rendit i dyti brenda shtëpisë, mori vëmendje me veshjen si ‘Spiderman’ në bazë të disa imazheve që kanë qarkulluar në rrjete sociale.
I njëjti në anën tjetër gjithashtu kishte hequr nga lista e ndjekësve producentet Sara dhe Lori Hoxhën, e bashkë me to edhe moderatoren Arbana Osmani.
Pritet për t’u parë në vijim se si do të jetë raporti i tyre. /Telegrafi/