Telegrafi

U tha se kanë prishur miqësinë pas daljes nga Big Brother VIP, Monika sqaron raportin që ka me Arjolën

Foto: Top Channel

Shumë miqësi dhe lidhje dashurie janë krijuar gjatë rrugëtimit të banorëve në Big Brother VIP.

Por, pavarësisht kësaj, disa prej tyre pas daljes nga shtëpia e famshme janë distancuar me njëri-tjetrin duke mos patur një marrëdhënie të njëjtë si ajo që kishin brenda BB VIP.

Megjithatë e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja, të cilat krijuan një shoqëri dhe ishin të afërta gjatë rrugëtimit të tyre brenda shtëpisë së famshme.

Foto: Top Channel

Ky raport i tyre, ndonëse u tha se nuk vazhdon të jetë i njëjtë, kjo u mohuan nga Monika e cila u përfshi në debatin e Arjoles me Antonelën në puntaten e post Big Brother VIP.

E pyetur nëse ka shoqëri me Arjolën, Monika u shpreh se ato të dyja kanë marrëdhënie shumë të mira dhe aktorja tropojane mbetet një nga mikeshat e saj.


“Jo absolutisht nuk ka për të ndodhur, sa i përket marrëdhënies time me të, Arjola ngelet një nga mikeshat e mia, dhe një njeri që më ka mbështetur në të gjitha drejtimet e atij rrugëtimi, nëse ka një njeri që do t’i rri besnikë do të jetë Arjola”, u shpreh Monika.

Ndërkohë, kujtojmë që Donaldi dhe Beatrix mungojnë në puntatat e post BB VIP, të dy ata kanë refuzuar ftesën e produksionit për të marrë pjesë. /Telegrafi/