Site icon Telegrafi

U aludua për paralizë në fytyrë – Katy Perry zbulon se lëvizja me vështirësi e qepallës së syrit ishte e qëllimshme

Katy Perry më në fund ka zbuluar se çfarë e shkaktoi atë që fillimisht u konsiderua si një paralizë e fytyrës gjatë performoancës së saj në Las Vegas.

Krijuesja e hitit “Teenage Dream”, 38 vjeç, ndezi reagime masive kur në një klip në TikTok ajo shihet duke hasur në vështirës për të hapur njërin sy në mes të shfaqjes.

Këngëtarja e njohur amerikane së fundmi ka sqaruar momentin teksa zbuloi se akti kishte qenë në fakt një metodë e përdorur për të promovuar shfaqjen e saj.

“I mirëpres të gjithë që do të vijnë të shohin trikun tim të festimit me syrin prej kukulle në Vegas vitin e ardhshëm!”, ka shkruar Perry duke ndarë një video nga momenti i ndodhur gjatë koncertit.

“Lista e shfaqjeve është një udhëtim argëtues në korsinë e kujtesës, duke shkuar deri në vitin 2008. Kjo shfaqje është një festë pa ndalesë për gjetjen e dashurisë së pakushtëzuar dhe çuditërisht (për mua) aspak politike. Shpresoj të këndoj së bashku me ju në 2023!”, tha ndër tjetra këngëtarja.

Në mes të shfaqjes së saj në Las Vegas dhe e veshur me kostumin e argjendtë të frymëzuar nga kanaçet, një nga qepallat e Katyt dukej se ishte mbërthyer, duke e lënë yllin të përpiqej të hapte syrin e saj të djathtë.

Autorja e hitit “Roar” ndaloi për pak kohë performancën e saj duke hapur sërish syrin e djathtë dhe më pas vazhdoi me rrjedhën normale të shfaqjes së saj.

Katy filloi koncertet “Play” në Las Vegas në dhjetor të vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version