Dea Mishel bëri një postim gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother VIP Albania 3.
“Unë e ndjek Big-un sivjet për Ledionin. Po e ndiqni big-un? Për kë? Për Ledionin”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Kjo duket të jetë marrë si thumb në drejtim të Arbana Osmanit, e cila e ka moderuar këtë program për vite me radhë.
Ish-konkurrentja reagoi duke thënë se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit.
“Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve”, u shpreh ajo.
Biondja tutje shtoi: “Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojmë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime. Na krijoni ca siklete nga asgjëja”.
Ledioni ndërkohë po pëlqehet tejet shumë për moderimin e këtij Big Brother-i. /Telegrafi/