Telegrafi

U tallen në TikTok me gratë që kanë shkuar për të lindur, menaxhmenti i spitalit në Atlanta shkarkon mamitë  

Një grup i mamive nga spitali i universitetit Emori Midtown në Atlanta, janë shkarkuar pasi që janë filmuar duke u tallur me nënat dhe kërkesat e tyre – e videoja shpejt u bë virale.

Në video që ndërkohë u shlye nga profili ku rrodhi fillimisht, por që sërish u publikuar në profile tjera, mamitë qeshin dhe shpërndajnë kërkesat e pacienteve që sipas tyre u thonë se u “japin kokëdhembje”, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre thotë se urren kur nënat i pyesin sa peshon foshnja, e tjera nuk e duron faktin që gratë para lindjes ankohen se janë të uritura dhe etura, kurse e treta kritikon nënat që pretendojnë se kanë dhimbje akoma pa filluar procesi i lindjes.

E qytetarët nëpër komente kanë shprehur mllef dhe zhgënjim, me mungesën e edukatës së tyre që kanë cenuar privatësinë e pacienteve.

Gratë që kanë përjetuar trauma gjatë lindjes kanë pranuar se po ndihen keq pas publikimit të videos, derisa qindra tjera kritikuan ashpër mamitë.

Në anën tjetër, spitali ku mamitë gjatë 8 dhjetorit publikuan videon në Facebook, ka njoftuar se janë shkarkuar që të gjitha.

“Jemi të vetëdijshëm që videoja përmban komente joprofesionale për pacientet”, thuhet në kumtesën e menaxhmentit të spitalit. /Telegrafi/

@username098717493Unprofessional nurses. Such a disgrace to all patients. Would never want my nurse to be like this. Nasty. #emoryhealthcare #l&d #nurses #atlantageorgia #emoryhospital #emoryhospitalatlanta #emory #hanhinton #nasty #blacknurses #whitenurses #laboranddelivery♬ original sound – username09876510