Site icon Telegrafi

U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe ‘Njeriu më i frikshëm në Planet’ ishin të papërmbajtshëm

Hulk iranian – emri i vërtetë i të cilit është Sajjad Gharibi – ka shkaktuar rrëmujë pasi postoi një mesazh shqetësues pas përballjes së tij të parë me rivalin Martyn Ford.

Dyshja do të përballen në ring në Londër më 2 Prill, si ngjarja kryesore në një natë të mbushur me duele.

Dhe rivalët dolën përballë njëri-tjetrit për herë të parë kur u takuan në Dubai.

Lexo po ashtu Receta se si Martyn Ford nga një adoleshent i dobët, ia doli të përvetësonte nofkën 'Njeriu më i frikshëm në Planet'

Gharibi tentoi të rrëzonte Fordin, i cili u përgjigj duke shtyrë rivalin e tij përpara se dyshja të mbaheshin në distancë.

Gharibi më vonë postoi një mesazh në mediat sociale në persisht, i cili përkthehej si: “Kam ardhur në Dubai pa asnjë sponsor duke shitur asete, pa trajner dhe pa asnjë mbështetje. Uroj vdekjen”.

 

“O Zot, ti je dëshmitar sa shumë kam vuajtur. Më vjen turp për popullin iranian”.

Postimi i tij dukej se tërhoqi shqetësimin nga Ford, i cili, pasi u kthye në Angli, tha: “Ne kemi zbritur përsëri në MB, kanë qenë disa ditë të çmendura”.

Lexo po ashtu Vjen kërcënimi i parë nga Hulku iranian për 'Njeriun më të frikshëm në Planet'

“Do të them një gjë, pasi kam takuar Hulk, dhe duke parë disa nga videot e tij në 48 orët e fundit, PO do të kemi një ndeshje boksi, por nuk dua të shoh ndonjë urrejtje ndaj tij”.

“Ne të dy kemi hyrë në një ambient me presion. Nuk është një mjedis me të cilin jemi mësuar asnjëri prej nesh … POR ju lutemi tregoni pak dhembshuri për ndjenjat e tij, pavarësisht se çfarë ndjeni … JEMI TË GJITHË NJERËZ, JEMI MË MIRË se ky”.

Lexo po ashtu Derisa dueli i dekadës po afron – Iranian Hulk dhe Njeriu më i frikshëm në Planet po bëjnë stërvitje të ‘çmendura’

Ford, i cili njihet gjithashtu si “Njeriu më i frikshëm në Planet”, duket se është i preferuari në këtë duel.

Ai krenohet me lartësinë dhe avantazhin e arritjes dhe videot e tij stërvitore sugjerojnë se ai zotëron teknikë më të mirë boksi. /Telegrafi/

Exit mobile version