Site icon Telegrafi

U sulmuan me thikë nga një i panjohur, flet dëshmitari për rastin që ndodhi para shtëpisë së tij në Ferizaj

Katër persona janë therur me thikë ditën e hënë në Ferizaj, viktimat raportohet se ishin kalimtarë rasti ndërsa janë sulmuar nga një burrë, i moshës rreth  59 vjeç.

Viktimat janë sulmuar në tri lokacione të ndryshme nga i dyshuari, transmeton Telegrafi.

Policia njofton se viktimat po trajtohen në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari po ashtu është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe një dëshmitar rasti, i cili në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një nga sulmet ka ndodhur pikërisht para shtëpisë së tij.

Jeton Emini, ka shkruar se një person i panjohur ka sulmuar për arsye të panjohura dy vajza të mitura, të cilat ishin mysafirë te axha i tij.

“Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15, ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeç), i cili për arsye ende të panjohura i ther dy vajza të mitura (të cilat ishin mysafir nga Podujeva tek axha im) dhe therjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime. Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjetër (mashkull rreth moshes 30 vjeç), gjithashtu sipas informacioneve që kam marrë një tjetër therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit. Pra, 4 therje dhe ende nuk dihet motivi i saj”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu QKUK jep detaje, 10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj në rrezik për jetë

Tutje, ai ka pohuar se “E vetmja gjë që mund t’iu informojë momentalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas shërbimeve spitalore, ndërsa vajza tjetër dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë”.

Lidhur me rastin, ka pasur reagime edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka dënuar sulmin që ka ndodhur ditën e hënë./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version