Një zhytës i gjakosur është filmuar duke dalë zvarrë nga uji, pasi pësoi një sulm të tmerrshëm nga peshkaqeni.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për peshkatarin e shpëtuar nga ujërat e Miami, Florida, SHBA.
Siç bëhet e ditur tutje, anëtarët në bordin e një anije të Hot Shot Charter ishin të shpejtë për të aplikuar ndihmën e parë për burrin e mbuluar me gjak nga koka deri tek këmbët.
Pasi u nxor, pamjet tregojnë burrin të shtrirë në shpinë. Ai vazhdimisht i thotë anëtarit të bordit Kayle Evans: “Peshkaqen, peshkaqen, peshkaqen”.
Burri që shihet duke mbajtur krahun lart mbi kokë, duke treguar sesa i dëmtuar ishte është dërguar menjëherë për trajtim në spital. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aqrXu0H8LY4