Veterani i luftës James Morris 75-vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin në të cilin kishte kaluar plot 54 vite.
Rasti i tij është cilësuar si pacienti që kishte qëndruar më së gjati në spital në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë është më e rëndësishme, që Morris ishte pranuar në spital në vitin 1962 pasi kishte thyer këmbën.
Megjithatë, ai kurrë nuk u kthye në shtëpi pasi kishte pësuar sulm në zemër në sallën e operacionit.
Morris kishte kaluar plot 54 vite i shtrirë në spital, kurse ishte vetëm 21-vjeç kur u pranua në spital dhe qëndroi brenda tij deri në vdekje. /Telegrafi/