Një vjedhje si në filma të Hollywood-it është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda një shtëpi private në Brooklyn të New Yorkut, ku një hajn që ishte shtirur si postier ka plaçkitur një familje.
I veshur me rroba të FedEx burri shfaqet para derës së shtëpisë duke mbajtur në dorë një kuti kinse brenda saj ka një dhuratë për ta dorëzuar, e kur e lëshuan të futet brenda – filloi drama, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si anëtarët e familjes ky burrë i lidh për karrige, e një tjetër që e asiston i kërkon zonjës së shtëpisë që ta hap kasafortën që e zbresin nga kati i sipërm.
Kur ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë, ata ua lidhën edhe këmbët – e më pas u larguan nga shtëpia.
Në anën tjetër policia amerikane ka bërë të ditur se në shtëpi ishin tre persona, të cilët për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime.
E hajnat kanë arritur të vjedhin 40 mijë dollarë para të thata, si dhe stoli ari në vlerë prej 80 mijë dollarë. Kujtojmë se e gjithë ngjarja është zhvilluar për më pak se 10 minuta. /Telegrafi/