Site icon Telegrafi

U shtir kinse është shtatzënë, nën fustan fshehu shalqirin e mbushur me kokainë – arrestohet gruaja nga policia braziliane

Një grua që kishte kontrabanduar kokainë brenda një shalqiri që e kishte futur nën fustan për t’u shtirur kinse është shtatzënë, është arrestuar nga policia në Brazil.

Ajo shtirej si shtatzënë, por posa u fut në autobus për në Rio de Janeiro, ajo u kontrollua nga policia të cilët i gjetën drogë brenda shalqirit, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë habiti më shumë policët ushtarakë, doli se barku i saj i “fryrë” ishte i mbushur me shalqi brenda të cilit kishte pako me kokainë.

Sipas autoriteteve të sigurisë në Sao Paulo, bëhet fjalë për më shumë se dy kilogramë që e sekuestroi menjëherë policia.

E gruaja e arrestuar për këtë “shërbim” është dashur të paguhet afro 500 reals brazilianë apo 100 dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version