Së fundmi janë bërë bashkë tre fitues në një ‘podcast’ të quajtur “Blu Bradhërs”.
Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Benet Becin, fituesin e zgjedhjeve në Shkodër dhe Edi Ramën, fituesin e tri zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Ata kanë diskutuar për shumë gjëra përfshirë këtu edhe formatet si Big Brother, duke qenë se këtë vit artisti shkodran mori vëmendje të madhe duke u kthyer kështu në një fenomen.
Rama u shpreh se nuk ka parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën e tij.
Një reagim në lidhje me këtë e bëri Ejlli, duke ia kthyer me shaka: “Turp të kesh”.
Mes tjerash, Rama e ka pyetur Luizin edhe për martesën nëse e bëri për vëmendje apo ishte reale.
Luizi nga ana tjetër ka treguar se çfarë dëshiron nga Beci si fitues në Shkodër, se çfarë duhet të ndryshojë e çfarë të bëjë në të mirë të qytetarëve. /Telegrafi/