Kryeministri Albin Kurti, ka uruar ideatorin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Albian Gagica i cili është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA.
Kurti ka falënderuar të gjithë artistët për përfaqësimin e Kosovës në botë.
“15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës po bëhet global. Logoja fituese e konkursit tonë të dizajnit të qeverisë, nga Albian Gagica, tani ka marrë njohje ndërkombëtare nga Klubi prestigjioz i Drejtorëve të Artit CT. Faleminderit të gjithë artistëve tanë për përfaqësimin e Kosovës në botë”, ka shkruar Kurti.
Gagica ditë më parë për Telegrafin ka thënë se ndjehet i lumtur për çmimin që ka pranuar.
“E kam dorëzuar logon që e kam dizajnuar dhe jam shpërblyer me vendin e dytë në kategorinë e identiteteve. Jam shumë i lumtur për çmimin”, tha Gagica. /Telegrafi/
The 15th anniversary of Kosova independence is going global. The winning logo of our Government design competition, by @albiangagica, has now received int'l recognition from the prestigious CT Art Directors Club. Thanks to all our artists for representing Kosova to the world. pic.twitter.com/jBurjItpUi
— Albin Kurti (@albinkurti) July 16, 2023