Site icon Telegrafi

U shpall fajtor për abuzim seksual, reagon ish-bashkëshortja e R. Kelly: Zemra ime është e thyer për fëmijët tanë

Artisti amerikan, R. Kelly, ditën e djeshme (e martë) është shpallur fajtor për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave.

Në një intervistë të fundit, ish-gruaja e R. Kelly , Drea Kelly, zbuloi se zemra e saj është e thyer për shkak të fëmijëve pas raportimeve për abuzim dhe trafikim seksual nga reperi.

R. Kelly u shpall fajtor për të nëntë akuzat dhe siç është thënë mund të përballet edhe me dënim të përjetshëm.

R. Kelly (Foto: Getty Images)

Ai u ‘akuzua për tetë akuza për shkelje të Aktit Mann, një statut kundër trafikimit dhe një akuzë për shantazh”, raportoi Stephanie Guerilus e The Grio.

Pas këtij lajmi, ish gruaja e Kelly, me të cilën ai ka tre fëmijë, u shfaq në ITV në emisionin “Good Morning Britain” për të diskutuar më shumë për ngjarjen.

Lexo po ashtu R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual, mund të përballet me një dënim prej 10 vjet burgim

Drea tregoi në intervistë se është ‘e trishtuar’ që u desh kaq shumë për këtë verdikt.

R. Kelly (Foto: Getty Images)

Ajo shpjegoi, “Unë gjithmonë kam thënë nëse ndonjë nga viktimat e tij do të ishte bionde dhe me sy të kaltër nuk do të kishte marrë kaq kohë. Gratë me ngjyrë priren të jenë më të stepura kur bëhet fjalë për subjektet e dhunës në familje dhe abuzimit seksual”.

Si ish-gruaja e Kelly dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ajo zbuloi, “Unë jam në një vend shumë të vështirë sepse ndryshe nga pjesa tjetër e viktimave të tij, unë gjithashtu ndaj fëmijë me të, unë kam qenë e martuar me të. Unë mbaj kapelën e një të mbijetuare dhe të një avokati, por gjithashtu mbaj kapelën e një nëne dhe një ish-gruaje. Kështu që është shumë e vështirë për mua”.

Ajo vazhdoi, “Në fund të ditës, ju nuk mund të largoheni nga linja juaj e gjakut. Unë kam aftësinë të ndahem dhe të distancohem prej tij, por gjaku i tij kalon nëpër venat e fëmijëve të mi dhe është pjesë e ADN -së së tyre dhe ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj edhe nëse duan. Kështu që është shumë e vështirë për mua të jem në atë pozitë”. /Telegrafi/

Exit mobile version