Chelsea pak çaste më parë njoftoi shkarkimin e Thomas Tuchel nga pozita e kryetrajnerit.
Klubi londinez shpenzoi afro 300 milionë euro në këtë verë për transferimeve, por starti i dobët në Ligën Premier dhe humbja ndaj Dinamo Zagrebit 1-0 mbrëmë në Ligën e Kampionëve, mjaftuan që gjermani të shkarkohej.
Sipas asaj që raporton Matt Law, Graham Potter i Brightonit është favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat.
Përveç afrimit të Potterit, Chelsea mund të përpiqet të zhvillojë diskutime me dyshen e papunë Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane. Trajneri i Benficas, Roger Schmidt gjithashtu mund të jetë në shqyrtim.
Todd Boehly dhe Behdad Eghbali do të lëvizin shpejt për të zëvendësuar Tuchelin dhe menjëherë do të fillojnë të bisedojnë me objektivat pas largimit të tij. Një qasje ndaj trajnerit të Brightonit ka të ngjarë të bëhet shpejtë, me Chelsea që synon të mos e ngadalësojë këtë proces të tranzicionit të skuadrës. /Telegrafi/
Thomas Tuchel sacked by Chelsea. Graham Potter the early favourite to replace him #cfc https://t.co/27zHtNhzi6
— Matt Law (@Matt_Law_DT) September 7, 2022