Telegrafi

U shfaq me varëse në formë kryqi, Arbenita Ismajli: Nuk e kam ndërruar fenë

Foto: Instagram

Arbenita Ismajli është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Partnerja e reperit Fero flitet shpesh në mediat rozë për paraqitjet atraktive që bën në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ku mes tjerash ka vënë edhe një varëse në formë kryqi.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhe për këtë pati aludime të shumta duke thënë se e ka ndërruar fenë dhe se është konvertuar në krishtere.

Lexo po ashtu Fero dhe Arbenita Ismajli shijojnë pushimet në Dubai

Një reagim në lidhje me këtë lajm pati edhe vet modelja, e cila demantoi një gjë të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Demantoj lajmet e rrejshme që kam ndërruar fenë. Një varëse nuk ma përcakton besimin që është gjë e brendshme”, u shpreh bukuroshja nga Maqedonia.

E njëjta këtë periudhë ka qenë duke shijuar një pushim me bashkëshortin e saj në Dubai. /Telegrafi/