Telegrafi

U shërua nga COVID-19, por Beatrix Ramosaj thotë se tani është në sfidë me peshën

Rreth dy javë më parë, Beatrix Ramosaj përmes një InstaStory tregoi se ishte infektuar me COVID-19.

Ndërsa, para disa ditësh, këngëtarja e njohur pas shërimit doli nga karantina, por tashmë ajo përballet me një sfidë tjetër, e që është pesha.

Në një postim që ka bërë sot (18 tetor), këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix sipër një fotografie ku shihet e shtrirë me një pamje natyrale dhe dukje të thjeshtë.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Beatrix është një prej këngëtareve që krahas zërit unik, njihet edhe si një femër e bukur me linja joshëse, e të cilat nuk heziton t’i ekspozoi në imazhet e ndryshme që sjell për mbi 520 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit muzikor është “By my side”, ndërsa ka treguar se është duke punuar për këngë të reja. /Telegrafi/