Site icon Telegrafi

U rrëzuan skelet dhe lënduan një grua dhe fëmijën, arrestohet pronari i firmës së montimit të skeleve

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e rrëzimit të skeleve në një objekt ndërtimi, ku u lëndua një grua dhe një fëmijë në Gjilan.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, të hënën rreth orës 11:30.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skeleve) që ishin të vendosura kohë më parë para një lokali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët nga komuna”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Rrëzohen skelet në një objekt ndërtimi, lëndohet një grua dhe një fëmijë në Gjilan

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version