Telegrafi

U rrah dhe grabit nga hajdutët deri sa po e shikonte ndeshjen Itali-Spanjë, reagon Baggio

Legjenda italiane, Roberto Baggio ka reaguar pas shtrimit në spital, ku përfundoi mbrëmjen e së enjtes, kur disa hajdutë e rrahën e më pas e grabiten.

Mbrëmja e së enjtes ishte e keqe për Baggion dhe familjen e tij, pasi u shqetësuan sa ishin duke shikuar ndeshjen e Italisë me Spanjën.

Rreth orës 22:00, një grup prej pesë kriminelësh të armatosur hynë në vilën e tij në Altavilla Vicentina, në provincën e Vicenzës.

Baggio fillimisht u përpoq të luftonte njërin prej tyre, pas së cilës shpërtheu një përleshje dhe banditi e goditi atë në ballë me kondakun e armës.

Lexo po ashtu Tronditet Italia: Roberto Baggio rrihet dhe grabitet teksa shikonte ndeshjen ndaj Spanjës, përfundoi në spital

Pas kësaj, ai dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë. Ndërkohë, hajdutët, duke përfituar nga liria e plotë, kanë vjedhur ora, xhevahire dhe para.

Pas përfunduan vjedhjen, Baggio theu derën, ftoi policinë dhe më pas shkoi në spital për t’u mjekuar.

Tani, Baggio ka reaguar duke e nisur fjalën e tij me falënderime për gjithë ata që kanë reaguar duke i qëndruar pranë në këto momente të vështirë familjes së tij.

 

“Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra”, ka thënë fillimisht Baggio.

“Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/