Site icon Telegrafi

U rikthyen pas pesë muajsh në Kuvend, Konjufca: Tu hiqet mëditja deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar sjelljen e sotme të deputetëve të Listës Serbe.

Konjufca tha se veprimi që bënë sot deputetët serb, është sjellja më e papërgjegjshme në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas pesë muajsh në Kuvend vetëm për tu nënshkruar është sjellja më e papërgjeshme në Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca.

Lexo po ashtu Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend

Kryeparlamentari kërkoi nga administrata e Kuvendit që t’ua heq mëditjet për seancën e sotme.

“Ata qëndruan vetëm 10 minuta në Kuvend dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot nga administrata është që të privohen nga mëditja e sotme”, tha Konjufca.

Deputetët e Listës e Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës, pas disa mujash mungesë.

Në seancën e sotme ata janë parë duke hyrë në sallë dhe duke u nënshkruar. /Telegrafi/

Exit mobile version