Site icon Telegrafi

U rikthye me një koncert recital pas shumë vitesh në Shqipëri, Vesa Luma: Jam ende e mpirë nga emocioni

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, është rikthyer me një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Artistja e njohur ka sjellë pas 20 vitesh një koncert, të cilin e ka quajtur “Pikë Vese”.

Ajo ka interpretuar hitet më të mëdha përpara një publiku, ku janë argëtuar jashtëzakonisht shumë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja me një postim të ndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Cfar nate mbreme. Jam ende e mpire nga emocioni dhe nuk e di nga t’ia filloj por do te permbledhe gjithcka me vone sot..tani per tani, dua tju them FALEMDERIT nga zemra gjithe ju qe ishit mbreme ne sallen e TOB ,qe me dhuruat emocionet ma te forta dhe qe me mbushet me dashuri ,serish! Jam munduar te justifikoj dashurine tuaj duke ju dhuruar nje koncert recital 100%Live ne festen kushtuar Tiranes kryeqytetit shqiptar ,per te cilen jam shume krenare,Tiranes qe do e vlereson e mbeshtet artistet dhe artin, dhe gjithe shqipetareve kudo ku jane. Fale jush sot ndihem njeriu me i lumtur ne bote! Ju dua shume”. /Telegrafi/

Exit mobile version