“U riktheva”, Eden Hazard thotë në videon më poshtë, duke njoftuar se do të luajë në stadiumin e Chelseat, Stamford Bridge.
Belgu i pensionuar do të luajë në ndeshjen bamirëse Soccer Aid që do të zhvillohet në stadiumin e klubit londinez më 9 qershor.
Vitin e kaluar, ekipi Botëror u përball me skuadrën e Anglisë në një lojë argëtuese ku skuadra e Mauricio Pochettinos mundi skuadrën vendase, të bashkë-menaxhuar nga kryetrajnerja e Chelseat për femra, Emma Hayes.
Pochettino dhe Hayes u përballen në lojë bamirësie, skuadra e argjentinasit fitoi 4-2 me Usain Bolt dhe Otis që ishin në listën e golashënuesve.
Poch do të qëndrojë në krye të Ekipit të Botës, ndërsa Frank Lampard do të jetë në krye të atij të Anglisë. Ish-lojtarët e Chelseat, Gary Cahill dhe Joe Cole do të jenë gjithashtu të pranishëm. /Telegrafi/