Site icon Telegrafi

U rendit e treta në Këngën Magjike, Fifi: Kjo ishte magjia jonë

Kënga e saj u cilësua Hit. “Zhurma” e Fifit është bërë në një kohë shkurtër kënga e preferuar e të gjithëve.

Këngëtarja fitoi në festivalin e “Këngës Magjike” vendin e tretë dhe çmimin kënga hit. Shumë nga fansat e saj prisnin që ajo të fitonte vendin e parë.

Por gjithsesi Fifi duket se është ndarë shumë e kënaqur nga ky festival.

Ajo ka shkruar në Instagram, se ndihet shumë e bekuar dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Nuk e keni idenë dmth sa e bekume ndjehem… Në radhë të parë falënderimi i takon Zotit, dhe juve o njerëz të mirë që keni qenë pjesë e krijimit tim, në fakt kjo ishte magjia jonë”, ka shkruar Fifi.

Festivalin e 19-të të Këngës Magjike e fitoi këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”. /Telegrafi/

Exit mobile version