Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte super ylli shqiptar, Mirlind Daku.
Sulmuesi i Rubin Kazanit ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga refuzimi prej Dritës dhe Gjilanit.
“Ajo periudhë ka qenë më e rënda e imja”, ka filluar rrëfimin Daku në podcastin “Arena e Yjeve”.
“Jam refuzuar nga të dyja klubet e qytetit (Drita dhe Gjilani). Erdhi një moment që duhej të vendossha, sepse isha 18-vjeçar”.
“Isha mes dy rrugëve, ose të vazhdoja të ndjeksha ëndrrën e futbollistit ose të gjeja një punë tjetër për të mbijetuar”, ka rrëfyer mes tjerash Daku.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/