Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Doblibare të Gjakovës.
Viktima është gjetur në një fushë, ndërsa ishte shpallur i zhdukur më 15 prill 2021.
“Është raportuar se më 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raport.
Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/