Telegrafi

U raportua si i vdekur, Sin Boy është gjallë dhe po vazhdon lidhjen me reperen Rina Balaj

Gjatë këtyre ditëve pati aludime të shumta në rrjet rreth fatit të reperit shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Mediat greke por edhe disa postime të çuditshme që bëri në rrjete sociale lanë të nënkuptohet se ai ka ndërruar jetë.

Në një nga fotografitë, në shkrim u raportua se ai ka vdekur dhe se ‘do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij’.

Foto: Screenshot/Prive/YouTube

Megjithatë, edhe pse kjo gjë nuk u besua nga shumë prej mediave, doli se është po ashtu e pavërtetë.

Veç kësaj, një material i Prive bën me dije se ai nuk është ndarë as me reperen Rina Balaj.

Lexo po ashtu Rina Balaj tregon se u nda nga Sin Boy për shkak të distancës

Ata vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre e gjithashtu dhe të jenë bashkë nëpër koncerte.

“Fatmirësisht ai është shëndoshë duke shijuar turne nëpër Evropë bashkë me Rinën. Dyshja vazhdojnë të jenë krah njëri-tjetrit”, thuhet në një material të emisionit Prive.

Kjo siç shihet është bërë për marketing e vëmendje rreth marrëdhënies së tyre disavjeçare. /Telegrafi/