Fiorentina dhe Inter kanë zhvilluar një ndeshje spektakloare në stadiumin Artemio Franchi në Firenze.
Në fund të 90 minutave ishin mysafirët që triumfuan me rezultat 3-4 nënjë ndeshje që kishte shumë kthesa në rezultat.
Por mediat e ndryshme në Itali raportuan se në përfundim të takimit pati tension të madh në tribunat VIP aty ku ishin prezent drejtuesit e dy skuadrave.
Madje u raportuar se presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka shkuar dhe ka goditur me grusht derën e zhveshtoreve të Interit.
Kur janë përhapur me të madhe këto lajme, ka ardhur reagimi zyrtar i Fiorentinës.
Fiorentina reagoi për një ndërhyrje të palejueshme të Dzekos në Milenkovic dhe pas ndeshjes presidenti i klubit ka kërkuar sqarimin e gjyqtarëve.
Madje klubi në komunikatë ka bërë të qartë se pret nga Interi dhe presidenti i saj Zhang të kërkojnë falje për publikimin e lajmeve të rreme.
“ACF Fiorentina mohon kategorikisht të gjitha thashethemet që i atribuojnë Presidentit Commisso ose drejtuesve të tjerë të klubit tonë sjelljet e dhunshme që ndodhën në fund të ndeshjes”.
Smentita ACF Fiorentina https://t.co/12fblFKKXG
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) October 22, 2022
“Presidenti, në fund të ndeshjes, thjesht zbriti në dhomat e zhveshjes së Fiorentinës për të uruar trajnerin dhe djemtë për paraqitjen e shkëlqyer. Presidenti pret kërkimin e një faljeje zyrtare nga ana e Interit, homologu Zhang dhe të gjithë ata që kanë përhapur këto lajme të rreme”, thuhet në komunikatën e klubit vjollcë. /Telegrafi/