Telegrafi

U raportua për top të zjarrtë dhe shpërthim të fuqishëm në Oxford, autoritetet tregojnë se çfarë në të vërtetë ndodhi

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sonte rreth orës 20:00 në Oxford të Britanisë së Madhe.

Shpërthimi ndriçoi gjithë qiellin për disa sekonda, dhe trembi qytetarët që e panë dhe e ndjenë nga shtëpitë e tyre.

Tashmë është zbuluar shkaku i shpërthimit të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Top i zjarrtë dhe “shpërthime” të fuqishme në Oxford

Siç raporton The Sun, shpërthimi misterioz shkaktoi një goditje rrufeje në fabrikën e mbetjeve.

Kontejnerët me gaz morë flakë, prandaj edhe shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fortë.

Sipas BBC, policia ka konfirmuar se askush nuk u lëndua, ndërsa banorëve iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret dhe dyert. /Telegrafi/